Misioni

Aktiviteti. Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka për objekt kryesor të veprimtarisë :

Administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara me vendim të gjykatës, në zbatim të ligjit nr. 10192, datë 3.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.
Administrimin e pasurive të bllokuara, sekuestruara, në zbatim të ligjit nr. 9258, datë 15.7.2004 “Për masat kundër financimit të terrorizmit”.
Administrimin e pasurive të tjera, të cilat janë produkt i veprave penale apo të lidhura me to, administrimi i të cilave i caktohet kësaj Agjencie me ligj, me vendim të Këshillit të Ministrave apo me urdhër të veçantë të Ministrit të Financave.